Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija

E mbijetuara e masakrës në Kosovës rikujton si ushtarët i vranë djalin

BalkanInsight_logoNë gjyqin e dy oficerëve serbë të akuzuar për vrasjen e 27 njerëzve në fshatin Trnje të Kosovës në vitin 1999, një dëshmitare rikujtoi se si trupat e Ushtrisë Jugosllave vranë djalin e saj 7-vjeçar.

Hamide Gashi, një dëshmitare shqiptare e Kosovës në gjyqin për krime lufte të oficerëve të ushtrisë Pavle Gavrilovic dhe Rajko Kozlina, i tha gjykatës speciale me bazë në Beograd të mërkurën se trupat e Ushtrisë Jugosllave qëlluan fëmijën e saj gjatë sulmit më 25 mars 1999.

Gashi dëshmoi se ajo fillimisht e pa ushtrinë rreth orës 6 të mëngjesit, dhe rreth gjysmë ore më vonë trupat hynë në kopshtin e shtëpisë ku ajo po rrinte me familjen e saj dhe fshatarët e tjerë.

“Djali im shtatë vjeçar u përpoq të vinte tek unë dhe Shemsie (tjetër fshatare në Trnje) u përpoq ta mbronte atë. Në atë moment ushtari qëlloi dhe i vrau ata,” tha Gashi.

Menjëherë pas kësaj, ajo u largua nga fshati dhe shkoi në Shqipëri dhe u kthye vetëm në qershor të vitit 1999, kur ajo gjeti eshtrat e birit të saj dhe dy personave të tjerë të vrarë në shtëpinë dhe kopsht ku ata rrinin.

“Shtëpia u dogj. Ne gjetëm vetëm eshtra,” tha ajo.

Sipas aktakuzës, Kozlina dhe Gavriloviv vranë 27 njerëz, përfshirë një djalë katër vjeçar gjatë sulmit në Trnje.

Gavrilovic, një komandant i një njësie në Brigadën 549 të Ushtrisë Jugosllave, akuzohet për urdhërim të sulmit dhe se ka thënë se “nuk duhet të ketë të mbijetuar”.

Gavrilovic akuzohet gjithashtu se ka ndarë njerëzit e tij në tre grupe, Kozlina ishte në njërin prej tyre, dhe i urdhëroi ata të hynin në fshat dhe të spastronin etnikisht zonën.

Kozlina, së bashku me tre ushtarë të tjerë, hapën zjarr mbi 18 civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, duke vrarë 16 prej tyre, pretendon aktakuza.

Civilë të tjerë u qëlluan në disa shtëpi të tjera në fshat, thuhet gjithashtu në të.

Gjyile Gashi, një tjetër dëshmitare, i tha gjykatës të martën se ajo pa ushtarë të qëllonin dhe dhe shkatërronin shtëpi në fshat. Së bashku me disa njerëz të tjerë, ajo u përpoq të arratisej, por u kap.

“Ata na mbajtën për rreth 20 minuta. Atëherë pashë Rajko Kozlinan, ai ishte me uniformë me rreth shtatë apo tetë ushtarë të tjerë. Dukej sikur ishte kryesori aty sepse fliste më shumë,” tha ajo.

Dëshmitari Bekim Gashi dëshmoi se përveç trupave të Ushtrisë Jugosllave, ai pa gjithashtu policinë serbe.

“Ne dëgjuam një zhurmë në rrugë. Dola nga shtëpia dhe pashë se policia dhe ushtria na kishin rrethuar,” tha Gashi në gjykatë, duke shtuar se ai pa ushtarë t’i vinin zjarrin një stalle kafshësh dhe traktorësh aty pranë.

Vrasjet në Trnje ishin gjithashtu pjesë e aktakuzës për krime lufte të ngritur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë kundër gjashtë ish-zyrtarëve të Beogradit – presidentit serb Milan Milutinovic, zv/kryeministri jugosllav Nikola Sainovic, komandantët e Ushtrisë Jugosllave Nebojsa Pavkovic dhe Vladimir Lazarevic, gjeneralin e përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave Dragoljub Ojdanic, dhe ministri i punëve të Brendshme, Sreten Lukic.

Të gjithë ata, përveç Milutinovicit, u shpallëtn fajtorë për “një fushatë të gjerë dhune kundrejt popullatës civile shqiptare të Kosovës, dhunë kjo e kryer nga forcat nën kontrollin e autoriteteve jugosllave dhe serbe, gjatë të cilës pati incidente të vrasje, sulme seksuale dhe shkatërrim të qëllimshëm xhamish.”

Veprimet e tyre bënë që të paktën 700,000 shqiptarët etnikë të largoheshin nga Kosova midis fundit të marsit dhe fillimit të qershorit 1999.

Dy anëtarë të Brigadës 549 të Ushtrisë Jugosllave dëshmuan në mënyrë anonime në gjyqin e Hagës.

Sipas dëshmive të tyre, rreth 80 deri në 100 ushtarë nga brigada hynë në Trnje nën komandën e Gavrilovicit, i cili para sulmit i drejtoi ushtarët në drejtim të fshatit dhe tha: “Sot askush nuk duhet të mbetet i gjallë këtu!”

Gavrilovic, i cili dëshmoi për mbrojtjen në Hagë, i mohoi akuzat, duke argumentuar se ai nuk urdhëroi sulmin.

Por gjykata pranoi dëshmitë e dëshmitarëve ndërsa i përshkroi provat e Gavrilovicit si “jobindëse dhe jo të besueshme”.

Gjyqi vazhdon më 27 nëntor.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.