Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija

Hapet në Kroaci Qendra për dokumentimin e gjyqeve të krimeve të luftës

BalkanInsight_logoQendra e re e Drejtësisë Tranzicionale në qytetin kroat të Pulës do të ekspozojë dokumente, filma dhe fotografi nga çështjet gjyqësore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Qendra për Dokumentimin e Drejtësisë Tranzicionale “Sense” hap dyert e saj në qytetin bregdetar kroat të Pulës të premten në mbrëmje dhe në të do të ekspozohen faktet e përcaktuara gjatë gjyqit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, në Hagë.

Mirko Klarin, themeluesi i qendrës dhe drejtori i Agjencisë “Sense”, një agjenci lajmesh që ndoqi gjyqet në ICTY, tha për BIRN se ajo do të ketë një arkiv me raporte mediatike mbi rastet e ICTY-së të dokumentuara për më shumë se 20 vjet.

“Bëmë një përzgjedhje të gjërave që dëshironim të mbanim. Gjërat që menduam mund të përdoren gjithashtu për krijimin e narrativave interaktive, dokumentarëve, filmave edukues dhe kështu me radhë,” tha tha Klarin.

“Thelbi i kësaj qendre është të tregojë krimet që janë hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar nga Gjykata dhe gjithashtu se cilat janë faktet që janë përcaktuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm,” shpjegoi ai.

Klarin, i cili vendosi ta hapte qendrën në qytetin e tij të lindjes Pula, ku pati gjithashtu mbështetjen e administratës lokale, tha se përparësia e tij është të tregojë se si Gjykata rindërtoi ngjarjet e luftërave jugosllave.

“Është më pak e rëndësishme nëse dikush në veçanti shpallet fajtor ose jo për diçka, sepse edhe në të gjitha vendimet e lirimit nga akuzat keni konfirmim se disa gjëra, të deklaruara në aktakuza, ndodhën në një mënyrë të caktuar,” tha ai.

Ai u shpreh se faktet e përcaktuara nga ICTY janë “shumë pak të njohura për publikun e gjerë në të gjithë rajonin, i cili është i interesuar nëse dikush është i pafajshëm apo fajtor, ndërkohë që i kushton pak vëmendje këtyre detajeve ‘të vogla’ siç janë faktet e vërtetuara dhe dëshmitë e viktima dhe dëshmitarët”.

Serge Brammertz, prokurori në ICTY dhe pasardhësen e saj, Mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, ICTY, do ta hapë zyrtarisht qendrën të premten në mbrëmje.

Brammertz dhe Klarin do të flasin në ceremoninë e hapjes, bashkë me një eksperte në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Helen Walasek, dhe kreun e OJQ-së në Zagreb Documenta – Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën, Vesna Terseliç.

Përfaqësues të zyrës së avokatit dhe prokurorit të shtetit nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia do të vijnë gjithashtu në ceremoninë e hapjes.

Një ekspozitë e titulluar “Monumente në shënjestër”, që tregon shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare gjatë luftërave të viteve 1990 përmes dokumentacionit të mbledhur në ICTY, do të ekspozohet në të njëjtën mbrëmje.

Të shtunën, Brammertz do të jetë gjithashtu në një panel në një konferencë mbi shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, rindërtimin e pas luftës dhe ndërtimin e besimit në qendrën e re.

Konferenca organizohet nga “Sense”, Documentra, OJQ-ja Qendra për të Drejtën Humanitare Beograd, Muzeu Historik i Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë dhe rrjeti në Paris i OJQ-ve aktive për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Europa Nostra.

Të enjten, Brammertz u takua me ministrin kroat të drejtësisë Drazen Bosnjakoviç dhe kryeprokurorin e shtetit Dinko Cvitan në Zagreb, për të diskutuar bashkëpunimin e Kroacisë me ICTY-në dhe MICT, ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe bashkëpunimin me sistemet gjyqësore në rajon.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.