Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija

Koha Ditore:Aktgjykimi, dëshmi e gjenocidit serb ndaj Kosovës

Koha Ditore

Ai regjim ka humbur edhe të drejtën marale jo vetëm për të qeverisur, por edhe për të përmendur një vend çfarë është Kosova, kur dihet se krimet e tilla u vërtetuan nga drejtësia më e larte botërore që ekziston sot”, ka vlerësuar zv. kryeministri Kuçi.

Vendimi i Tribunalit te Hagës për dënimin e pesë ish-zyrtarëve të larte politikë e ushtarakë serbë per krimet e kryera ne Kosovë, është dëshmi se aparati shtetëror serb ka plan-ifikuar dhe ka udhëhequr fushatën për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, kanë vlerësuar udhëheqësit institucionalë koso-varë. Sipas vlerësimit të ekspertëve juridikë dhe liderëve shtetërorë, ky vendim shkon në favor të mbrojtjes së ligjësisë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ofron një argument mbrojtës pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Disa orë pas shpalljes së akt-gjykimit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pohuar se ekzekutivi i vendit respekton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, me të cilin është vërtetuar se në Kosovë ka pasur krim kundër njerëzimit, spastrim etnik, tokë të djegur, vrasje deri në shkallë te gjenocidit ndaj pop-ullit shqiptar, dhe se e tërë kjo është udhëhequr nën autoritetin e lidershipit të Serbisë. “Ky vendim tregon se sa e rënde ka qenë jeta e shqiptarëve të Kosovës nën atë regjim dhe sa të drejtë kanë pasur shqiptarët që të liroheshin nga ai regjim dhe të kërkonin pavarësinë. Ai regjim ka humbur edhe të drejtën morale jo vetëm për te qeverisur, por edhe për të për-mendur një vend çfarë është Kosova, kur dihet se krimet e tilla u vërtetuan nga drejtësia më e lartë botërore që ekziston sot”, ka vlerësuar Kuçi.

Serbët të pendohen

Sipas tij, aktgjykimi paraqet një satisfaksion për vuajtjet e popullit të Kosovës dhe familjarët e vikti-mave, dhe tregon se një ditë drejtësia vjen në vend të vet. Ai ka shprehur dëshirën që ky vendim ta ndihmojë denazi-fikimin e Serbisë dhe të kuptohet si një shenjë e një politike të re, që nenkupton pendimin e popullit serb për të gjitha ato që u ka bërë të tjerëve dhe te tentojë të hapë faqe të re të historisë. “Çdo njeri racional në Serbi duhet të ndihet keq që ka pasur një udhëheqje të tillë dhe ta ndiejë veten fajtor. Vetëm pendimi i tyre është shenjë se gjëra të tilla nuk do të’ përsëriten”, ka theksuar numri dy i Qeverisë. Ndërkaq presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka tërhequr vërejt-jen se forcat serbe kanë kryer vrasje me paramendim total, ndërkohë që ka shfaqur shpresën se drejtësia do të ofrojë prehje për familjarët e të dëmtuarve. Kreu i shtetit ka përshëndetur verdiktin e Tribunalit te Hagës kundër zyr-tarëve serbë me vërejtjet se rasti është dashur të studiohej mirë. “‘Besoj gjithmonë në verdiktet e Gjykatës   Ndërkombëtare   dhe gjykatave, por dua të’ them se gjithmonë çdo lëndë duhet të stu-diohet në mënyrë më të” mire të mundshme”, ka thënë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë konferencës për shtyp ne State Department. Sipas tij, forcat serbe kanë kryer krime të panumërta në hapësirat e ish-Jugosllavisë, ku ato të Kosovës i ka emëruar si “vrasje me para-mendim total”.
“Dhe natyrisht gjithmonë dikush ka qenë në krye, por gjithmonë janë edhe bashkëpunëtorët që planifikojnë politika të tdla gjeno-cidale”, ka deklaruar Sejdiu, duke potencuar se drejtesia është preh-ja kryesore për popullin, vendin dhe familjarët e viktimave. Ndryshe nga ta, nënkryetarja e Këshillit Nacional Serb, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se me dënimin e ish-zyrtarëve të lartë serbë do të inkurajohet ajo pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e cila mbështet të drejtën për vetëven-dosje.
“Shpallja e aktgjykimit ndaj krerëve të dikurshëm të Serbisë vjen në një moment të vështirë, duke pasur parasysh faktin se Serbia luftën për mbrojtjen e Kosovës e ka drejtuar nga vendi-mi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thenë Trajkoviq përcjell FoNet. Sipas saj, vendimi e gjen Serbinë në një pozitë jo shumë të favorshme ndërkom-bëtare, ndërkohë që inkurajuese për të është vetëm lirimi nga akuzat e ish-kryetarit të Serbise, Milan Milutinoviq. Megjithëkëtë, Trajkoviq ka vlerësuar se populli serb nuk duhet ta shfrytëzojë këtë moment për mbrojtjen e atyre që janë shpallur të fajshëm. “Shoqërisë sonë i nevojitet bal-lafaqimi me fajësinë e vet, në mënyrë që te’ kemi më shumë kredibilitet të kërkojmë fajësinë edhe tek të tjerët”, është shprehur Trajkoviq.

Argument për rastin në GJNO

Avokatja kosovare Kelmendi, ndonëse ka shfaqur pakënaqësi me vendimin e Tribunalit, ka nënvizuar se aktgjykimi ka anen pozitive në aspektin politik, “sepse është edhe një argument më shume pse Kosova ka pasur të drejtë ta shpallte pavaresinë” dhe kjo sipas saj, do të ndikojë në çështjen të cilën Serbia e ka ngritur në Gjykatën ndërkom-bëtare të drejtësisë, në Hagë. Ajo nuk pajtohet me lartësinë e dën-imeve, meqë konsideron se shkalla e krimeve të kryera ka qenë më e madhe në raport me dënimet e shqiptuara dhe se vendimi nuk paraqet satisfaksion të plotë moral për familjarët e viktimave.
Edhe arsyetimin për lirimin e Milutinoviqit, Kelmendi e ka quajtur qesharak dhe joserioz, duke pasur për bazë se ai si kryetar i Serbisë   ka qenë edhe anëtar i Shtabit Suprem të Armatës Jugosllave. Kosovare Kelmendi ka tre famil-jarë të vrarë nga forcat serbe në mars të vitit 1999. Babai i saj, avokati i njohur kosovar Bajram Kelmendi, dhe dy vëllezërit, Kushtrimi dhe Kastrioti, janë marrë në shtëpinë e tyre natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s dhe janë ekzekutuar nga forcat serbe në periferi të Prishtinës.
Vendimi i trupit gjykues nuk ka ngjallur ndonjë entuziazëm të veçantë te familja Berisha, që kishte pësuar dëmtime të shum-ta nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Përfaqësuesit e kësaj familjeje kanë rikonfirmuar bes-imin në Tribunalin e Hagës. por kanë shprehur dyshimin se ky institucion ka pasur kufizime sa i përket nxjerrjes së fakteve. “Kjo qe kryetari i Serbisë, Milutinoviq, lirohet nga përgjegjesia na indinjon dhe na lendon rëndë”, ka thënë Hysni Berisha, nga Suhareka, i cili ka humbur afro 50 të afërm. Sipas tij, ndikimi i ish-kryetarit të Serbisë ka qenë i dukshëm në krimet e kryera, prandaj dhe liri-mi nga aktakuza nuk arsyetohet. Edhe dënimi i pesë zyrtareve të lartë nuk i ka zbutur dhimbjet e këtij famih’ari, i cili në vitin 2006 kishte dëshmuar në këtë proces para Tribunalit.
“Dënimet për grupin e zyrtarëve po ashtu janë të ulëta. Jo vetëm që janë të papranueshme. por janë edhe fyese për ne”. ka thek-suar Berisha, dukshëm i emo-cionuar. Megjithëkëtë si inkura-jim të vetëm nga ky proces gjyqë-sor, Hysni Berisha ka veçuar fak-tin se kjo është hera e parë që janë dënuar kryesit e krimeve në Kosovë. “Kjo është edhe një dësh-mi se shteti ka qenë direkt i involvuar në planifikim dhe në kryerjen e krimeve kundër popul-latës shqiptare në Kosovë”, ka cilesuar Berisha. Tribunali i Hagës të enjten ka dënuar me nga 22 vjet burgim ish-zv. kryeministrin jugosllav, Nikola Shainoviq, gjeneralin e Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, dhe gjeneralin e poli-cisë serbe, Sreten Lukiq, për krime te kryera kundër njerëzim-it. Gjenerali i Ushtrisë Jugosllave, Vladimir Lazareviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Dragolub Ojdaniq, u shpallën fajtorë për ndihmë dhe inkurajim në kryerjen e një numri dëbimesh dhe transfer-imesh të dhunshme të popullatës shqiptare të Kosovës dhe u dënu-an secili me 15 yjet burgim. Ndërsa Milan Milutinoviqi, ish-president i Serbisë, u lirua prej të gjitha akuzave. Ky aktgjykimi është i pari që jepet prej Tribunalit për krime të kryera nga forcat e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të Serbise kundër shqiptareve kosovarë gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.