Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija

Komiteti i Kongresit Amerikan thirrje Serbisë të gjykojë vrasësit e shqiptaro-amerikanëve

BalkanInsight_logo

Komiteti i Punëve të Jashtme i Kongresit Amerikan miratoi përsëri një rezolutë që i kërkon Serbisë të sjellë para drejtësisë vrasësit e vëllezërve shqiptaro-amerikanë Bytyqi, të vrarë në vitin 1999 pasi u arrestuan nga policia serbe.

Komiteti i Punëve të Jashtme i Kongresit Amerikan të mërkurën miratoi përsëri një rezolutë që synon ushtrimin e presionit ndaj autoriteteve serbe për të zgjidhur vrasjet e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit, shtetas amerikanë me origjinë shqiptare të cilët u vranë pas luftës në Kosovë në korrik 1999.

“Është e dënueshme që asnjë individ nuk është gjetur fajtor për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi ose për ndonjë tjetër krim që lidhet me vdekjet e tyre dhe që asnjë individ nuk po përballet me akuza për këto krime,” thotë rezoluta.

“Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë Prokurorinë e Serbisë për Krimet e Luftës, duhet t’i japin përparësi hetimit dhe gjykimit të zyrtarëve që besohet të jenë përgjegjës për ato vdekje,” shton ajo.

Ajo thotë gjithashtu se progresi në zgjidhjen e rastit duhet “të mbetet një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Serbi”.

E njëjta rezolutë u miratua nga komiteti një vit më parë, por u desh të ripërtërihej pas fillimit të një seance të re të Kongresit në fillim të vitit 2019.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi shkuan për të luftuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave të Beogradit, por u arrestuan nga policia serbe pas përfundimit të luftës pasi kaluan në një vijë kufitare të pashënuar midis Serbisë dhe Kosovës.

Pasi kryen dënimet e tyre për kalim të paligjshëm të kufirit, ata u arrestuan përsëri ndërsa po largoheshin nga burgu në qytetin Prokuplje në Serbinë jugore, u dërguan në një qendër trajnimi policore në Petrovo Selo dhe u mbajtën në një magazinë atje.

Më pas, ata u çuan me makinë në një gropë që përdorej për hedhje mbeturinash, ku u ekzekutuan me plumba pas qafe më 9 korrik 1999.

Familja Bytyqi beson se Goran Radosavljeviç “Guri”, ish-komandanti i një njësie speciale policore dhe i qendrës së trajnimit në Petrovo Selo, është i dyshuari kryesor në këtë rast.

Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi kufizime udhëtimi për Radosavljeviçin në dhjetor 2018 për shkak të rolit të tij të dyshuar në shkelje të të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë.

Radosavljeviç pretendon se ai ishte me pushime gjatë kohës së vrasjeve dhe mohon çdo krim të pretenduar.

Ai tani është zyrtar i lartë në Partinë Progresive Serbe, partia qeverisëse e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Familja Bytyqi tha në një deklaratë të mërkurën se miratimi i rezolutës nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan hap rrugë për miratimin e saj nga Kongresi i plotë.

“Sot Komiteti i Punëve të Jashtme e bëri shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të heqin dorë nga kjo çështje,” tha Ilir Bytyqi.

BIRN raportoi në vitin 2015 se provat e mbledhura nga hetuesit serbë, avokatët e FBI-së dhe të familja Bytyqi sugjeronin se autorët e dyshuar dihen nga autoritetet e Beogradit prej vitesh.

Në Serbi pati një çështje gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyqi – pjesëtarët e njësive speciale të policisë Sreten Popoviç dhe Milos Stojanoviç u akuzuan për vrasjen e tyre, por u liruan nga akuzat në janar 2013.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.