Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija

Komunikatën e FDH Kosovë: “Arratisja e pjesëtarëve të grupit të Drenicës është turp për Kosovën”

fdh_kosovo_logoFondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) shpreh zhgënjimin e thellë në institucionet e Kosovës si dhe në qëndrimin e shoqërisë civile dhe ndaj një pjese të mediave në lidhje me lejimin e largimit të të akuzuarve për krime lufte ndaj popullatës civile, Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari, nga masa e paraburgimit.

Ky rast dëshmon se sistemi i drejtësisë dhe ai i sigurisë nuk mund të quhen institucione serioze të shtetit dhe, si shtet i tillë, Kosova nuk mund të pretendojë që të jetë palë serioze dhe të trajtohet me dinjitet dhe e barabartë nga mekanizmat ndërkombëtarë dhe shtetet e tjera. Edhe më brengosës është fakti se qytetarët e Kosovës edhe më tutje do e thellojnë mosbesimin në sistemin e drejtësisë dhe kjo do të ndikojë në mosgatishmërinë e tyre për bashkëpunim me të. Gjithashtu, heshtja e shoqërisë civile në lidhje me këtë akt si dhe arsyetimi i një akti të tillë nga media të caktuara është shumë shqetësuese. Kjo tregon se në Kosovë është duke u krijuar një klimë ku ikja nga ligji, madje, edhe e individëve që janë bartës të funksioneve publike dhe politike, nuk e shqetëson askënd dhe në mënyrë të heshtur aprovohet.

Në prononcime të shumta të Ministrit të Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, është thënë se institucionet kosovare kanë kapacitete për t’u ballafaquar me cilindo rast të drejtësisë. Rasti i djeshëm tërësisht e demanton ministrin Kuçi. Për më tepër, FDH Kosovë, vlerëson se organet kompetente kanë kontribuuar në një situatë të tillë sepse, edhe përkundër reagimeve të ndryshme për mbajtjen e të akuzuarve në hapësirat e QKUK-së, nuk kanë ndërmarrë masa adekuate për parandalimin e ikjes së tyre.

FDH Kosovë bën apel tek organet e rendit që sa më shpejtë që të jetë e mundur të gjejnë dhe arrestojnë të akuzuarit dhe në këtë mënyrë ta parandalojnë këtë situatë ku kërkohet që të negociohet vendimi i gjykatës. Gjithashtu, FDH Kosovë kërkon që të bëhet hetim i brendshëm në mënyrë që të zbulohen dhe sanksionohen individët apo strukturat, të cilat kanë lejuar apo nuk kanë parandaluar shmangien e të akuzuarve nga paraburgimi. Në të kundërtën vërtetohet se në Kosovë nuk është duke u zbatuar fare sundimi i ligjit.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.