Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija

Nominimi i Natasha Kandić dhe Qendrës për të Drejtën Humanitare për Çmimin Nobel të Paqes 2018

commission_on_security

Kryetari i Komisionit të Helsinkit Senatori Roger Wicker (MS) dhe Përfaqësuesi Eliot Engel (NY-16), Anëtar i Lartë i Komitetit të Dhomës për Punët të Jashtme, sot e nominuan Natasha Kandić dhe Fondin për të Drejtën Humanitare për Çmimin Nobel të Paqes 2018.

.Znj. Kandić e themeloi Fondin për të Drejtën Humanitare (Fond za humanitarno pravo) në Beograd në vitin 1992 për të dokumentuar shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konflikteve që lidhen me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.Pas më shumë se 25 vjet ësh, Qendra për të Drejtën Humanitare vazhdon të luftojë për drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe të luftojë kundër nacionalizmit ekstrem dhe marrëdhënieve të tensionuara etnike që po stërzgjaten në Ballkanin Perëndimor.

Teksti i plotë i letrës së nominimit drejtuar Komitetit Norvegjez të Nobelit mund të gjendet më poshtë:

The Nor=egian Nobel Committee

Henrik Ibsens gate 51

0255 Oslo, NOR-AY

Të nderuar Anëtarët e Komitetit të Nobelit:

Ne po ju shkruajmë për të nominuar Nataša Kandić dhe Fondin për të Drejtën Humanitare për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2018. Znj. Kandić dhe Qendra e kanë selinë në Beograd, Serbi.

Në vitin 1992, Nataša Kandić e themeloi Fondin për të Drejtën Humanitare (Fond za humanitarno pravo) për të dokumentuar shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konflikteve që lidheshin me rënien e ish-Jugosllavisë. Me rëndësi të veçantë ishin konfliktet në Kroaci (1991 dhe 1995), në Bosnje dhe Hercegovinë (1992 deri 1995), dhe në Kosovë (1998 dhe 1999).Këto shkelje të të drejtave të njeriut u konsideruan si krime lufte, krime kundër njerëzimit, madje edhe gjenocid

Fushatat e tmerrshme të spastrimit etnik, pjesë të të cilave ishin ata, çuan drejtpërdrejt në vdekjen e më shumë se 100,000 njerëzve, përdhunimin dhe torturimin e dhjetëra mijëra të tjerëve dhe zhvendosjen e milionave sish.

Dokumentimi i plotë i këtyre krimeve nga Fondi u bë thelbësor për dhënien e drejtësisë, si në Tribunalin Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, që e përmbylli punën e tij në fund të vitit 2017 dhe në dhomat kombëtare për krime të luftës në vendet e rajonit. Kryesit kryesorë, përfshirë liderët politikë dhe ushtarakë, dhanë llogari ndërkombëtarisht për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.Viktimave të mbijetuara dhe komuniteteve të traumatizuara ku ata jetuan, iu dha një shans për të parë përmbylljen e gjithës kësaj dhe për t’iu kthyer rindërtimit. Vendet e rajonit janë inkurajuar që t’i përmbahen sundimit të ligjit dhe të pranojnë trashëgiminë e një të kaluare të tmerrshme.

Fondi e vazhdoi punën e saj gjatë gjithë konflikteve dhe në një ambient armiqësor sa i përket avokimit për të drejtat e njeriut. Tepër shumë njerëz në Serbi kanë kërkuar t’i mohojnë krimet e neveritshme ose t’i justifikojnë ato përmes demonizimit të viktimave; shumë të tjerë qëndronin të heshtur ndërsa spastrimi etnik vazhdonte në mënyrë të shfrenuar. Për dallim nga kjo,  nën drejtimin e Kandić, Fondi fliste publikisht kundër akteve të agresionit, raportonte për mizoritë e kryera si dhe e refuzonte urrejtjen mbi të cilën ato ishin bazoheshin. Megjithëse e pamundur për t’u matur, ne mund të supozojmë me siguri se përpjekjet e Qendrës kanë frenuar shkeljet shtesë të të drejtave të njeriut.

Sot Nataša Kandić mbetet frymëzim për një gjeneratë të re profesionistësh të rinj të përkushtuar që tani e udhëheqin Qendrën për të Drejtën Humanitare gjersa ajo i ekspozon ata që i janë shmangur drejtësisë dhe ballafaqohet me nacionalizmin ekstrem dhe marrëdhëniet e tensionuara etnike që po stërzgjatin në Ballkanin Perëndimor.

Si anëtarë të Kongresit Amerikan, ne ndihmuam në formësimin e reagimit ndërkombëtar ndaj konflikteve që shpërthyen në Ballkanin Perëndimor dhe ne vazhdojmë të mbështesim dhe ta inkurajojmë rimëkëmbjen e pas-konfliktit në vendet e rajonit. Nuk na vjen ndërmend asnjë person ose organizatë më e merituar për Çmimin Nobel të Paqes sesa Nataša Kandić dhe Fondi për të Drejtën Humanitare dhe jemi të bindur se njohja dhe pranimi i një kontributi të tillë do të çonte më tej kauzën e paqes dhe të pajtimit në këtë rajon dhe në rajonet e tjera të trazuara të botës sonë.

Ju faleminderit për marrjen në konsideratë të këtij nominimi.

Sincerely, Sinqerisht,

Roger F. Wicker Roger F. Wicker

Senator i SHBA-ve

Kryetar, Komisioni për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Eliot L. Engel Eliot L. Engel

Përfaqësues i SHBA-ve

Anëtar i Lartë, Komiteti për Punë të Jashtme

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.