Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija

Publikohet “Libri Boshnjak i të Vdekurve”

Një grup hulumtuesish boshnjakë ka publikuar një libër me emrat e rreth 96 000 viktimave të konfliktit të viteve 1990-të, që pritet të jetë memoriali më i sakë i publikuar deri më tani.

“Mendoj se është jetësore që kemi në një vend, emrat dhe identiteteve të qytetarëve boshnjakë, të cilët u vranë gjatë luftës”, tha Mirsad Tokaca, drejtori i Qendrës për Hulumtim dhe Identifikim në Sarajevë, që publikoi “Librin Boshnjak të të Vdekurve”.

“Kjo listë, shpresojmë se do t’i japë fund numrin të lojërave që politikanëve iu pëlqejnë. Po mbajmë kujtimin dhe po përpiqemi të çlirojmë narrativat e përditshme politike të ideologjive mitike dhe interesave kombëtarë”, tha Tokaca.

Tokaca tha se para publikimit të librit, më shumë se 200 000 pjesë të dhënash janë mbledhur, krahasuar dhe vlerësuar nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, në mënyrë që të numërohen viktimat.

Por, ai tha se 96 000 nuk ishte numri përfundimtar i viktimave dhe se libri përmban 5 000 emra të tjerë të personave, shkaku dhe vendi i vdekjes së të cilëve nuk mund të konfirmohej plotësisht.

Libri u përpilua bashkë me ndihmën e Qendrës së të Drejtës Humanitare në Serbi, anëtarja e bordit të së cilës, Natasa Kandic, tha se është “punimi më i kompletuar i publikuar ndonjëherë për luftën”.

“Kulturës së Ballkanit i pëlqejnë numrat, veçanërisht për luftën. Ato përdoren për qëllime politike, kështu që ky libër mund të përfaqësojë fundin e manipulimit dhe fillimin e pajtimit. Të gjitha vendet në rajon kanë detyrim të emërojnë të gjitha viktimat”, tha Kandic.

Ajo shtoi se libri mund të shërbejë si bazë për hulumtim të mëtejshëm për luftën.

“Me shikim të parë, të dhënat tregojnë se ka pasur pothuajse dhjetë mijë viktima civile femra. Kjo mund të na tregojë se kjo luftë ishte një luftë kundër civilëve”, shtoi Kandic.

Profesorët e universitetit boshnjak, Omer Ibrahimagic dhe Zdravko Grebo, që morën pjesë në lansimin e librit në Sarajevë të hënën, tha se do të sigurojë që viktimat nuk do të harrohen.

“Libri do të shërbejë në mënyrë që të ligat e së shkuarës të mos harrohen dhe do të ndihmojë të sistematizojë kujtimet tona, në mënyrë që ato të mos harrohen dhe të jetojnë në paqe”, shtoi Ibrahimagic.

Ndërkohë Grebo tha se lufta në Bosnjë nuk ka përfunduar, por thjeshtë është transferuar nga ushtria në fushën politike.

“Shpresojmë që projekte të tilla mund të jenë bazë për një libër boshnjak për të gjallët”, tha Grebo.

Qendra e Hulumtimit dhe Identifikimit, një OJQ që ka për synim të mbledhë dokumente dhe të dhëna për gjenocidin, krimet e luftës dhe dhunimet e të drejtave të njeriut, tha se libri përmban gjithashtu më shumë se 50 punime nga dhjetë artistë.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.