Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
14.06.2017.

Fushata për themelimin e KOMRA-s nën përkujdesjen e procesit të Berlinit

rekom_logo

Vetëm brenda disa ditëve, në muajin maj të vitit 2017, 50.000 qytetarë të Sarajevës, Banja Llukës, Prishtinës, Zagrebit, Beogradit, Nishit, Preshevës, Novi Sadit, Zrenjaninit, Suboticës dhe Novi Pazarit, e kanë nënshkruar peticionin për marrëveshje të liderëve të vendeve post-jugosllave në kuadër të procesit të Berlinit mbi themelimin e KOMRA-s. Qëllimi i fushatës ka qenë njohja e qytetarëve me obligimet e politikanëve në rajon, të cilat burojnë nga deklarata e kryesuesve të samitit të Berlinit (2014), Vjenës (2015) dhe Parisit (2015), e që kanë të bëjnë me „hapat konkret të liderëve politik të Ballkanit Perëndimor ndaj pajtimit të qëndrueshëm në rajon.“
Qytetarët e Prishtinës në mënyrë të vendosur i dhanë përkrahje qasjes regjionale të zbardhjes te se vërtetës, ne vend te përkrahjes se qasjes nacionale ashtu siç u propozua në Komisionin e se Vërtetës dhe Pajtimit nga presidenti Hashim Thaqi në Kosove.
Qytetarët e Banja Llukës i kanë injoruar thirrjet e disa shoqatave lokale, të cilat i financon qeveria e Republikës Srpska, për të mos nënshkruar peticionin „kundër serbëve“, dhe kanë shfaqur besim të madh ndaj KOMRA-s, themelimin e së cilës e kërkon shoqëria civile e të gjitha vendeve nga hapësira e ish RSFJ-së.
Përkrahja e qytetarëve të Sarajevës është e padiskutueshme. „T’i dimë të gjitha viktimat me emër, ta dëgjojmë zërin e tyre në tërë rajonin “, është motivi i tyre për të dhënë nënshkrimin.
Gjatë fushatës zgjedhore, qytetarët e Zagrebit kanë treguar se Kroacia, edhe si anëtare e BE-së, ka obligim politik dhe historik për të marrë pjesë në procesin e pranimit publik të të gjitha viktimave në luftërat e viteve nëntëdhjetë në hapësirën e ish RSFJ-së.
Qytetarët e Preshevës për herë të parë kanë marrë pjesë në fushatën rajonale për viktimat. Qasja rajonale edhe për ta është garanci për njohjen publike të të gjitha viktimave (“të tanë” dhe “të tyre”).
Në Beograd, Novi Sad, Zrenjanin, Suboticë dhe Nish fushata ka vërtetuar se KOMRA gëzon përkrahjen e fuqishme të njerëzve të zakonshëm. Për ta KOMRA është obligim i liderëve të ri ndaj ish shtetit të përbashkët.

Faktet

Koalicioni për KOMRA tubon 2.050 organizata të shoqërisë civile dhe individë – artistë, anëtarë të bashkësisë akademike, shkrimtarë, juristë dhe gazetarë nga të gjitha vendet post-jugosllave.
Në periudhën e viteve 2007–2011, Koalicioni ka zhvilluar procesin konsultativ në të cilin kanë marrë pjesë rreth 8.000 qytetarë nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile të tubuar rreth
idesë mbi ballafaqimin rajonal me të kaluarën. Rezultat i debatit ka qenë Propozim Statuti i KOMRA-s me qëllimet, detyrat dhe aktivitetet themelore të komisionit të ardhshëm ndërshtetëror. Në muajin maj të vitit 2011, Koalicioni ka organizuar fushatën katër-ditore për themelimin e KOMRA-s, gjatë së cilës 550.000 qytetarë nga të gjitha vendet post-jugosllave kanë nënshkruar peticionin për themelimin e KOMRA-s. Në muajin maj të vitit 2013, kryetarët / Presidenca e B dhe H i kanë emëruar të dërguarit personal për KOMRA-n, të cilët gjatë një viti e gjysmë në vijim e kanë analizuar Statutin e propozuar dhe në datën 28 tetor të vitit 2014 Koalicionit ia kanë dorëzuar Ndryshimet e Statutit të KOMRA-s. Koalicioni, në Kuvendin e mbajtur në datën 14 nëntor të vitit 2014, e ka përkrahur atë dokument themelues pa asnjë vërejtje, duke vlerësuar se janë krijuar kushtet formale për themelimin e komisionit ndërshtetëror.

Me qëllim që t’i ndihmohet KOMRA-s përpilimi i regjistrit të civilëve dhe të ushtarëve, të cilët e kanë humbur jetën/janë zhdukur në lidhje me luftën dhe lidhur me të gjitha vendet e paraburgimit, siç është paraparë me mandatin e KOMRA-s, Koalicioni deri në fund të vitit 2016 ka mbledhur mbi 17.000 deklarata të dëshmitarëve dhe të anëtarëve të familjeve të viktimave, 12.000 fotografi të viktimave dhe më shumë se 30.000 dokumente, që kanë të bëjnë me rrethanat dhe me kontekstin, në të cilin viktimat e kanë humbur jetën/janë zhdukur. Në bazë të këtyre burimeve janë vërtetuar identiteti dhe rrethanat e vdekjes të rreth 23.000 civilëve dhe ushtarëve nga gjithsejtë 130.000 viktima, aq sa gjithsejtë janë vrarë në luftëra në periudhën e viteve 1991–2001.

Koalicioni deri në fund të vitit 2016 ka dokumentuar 630 vende të paraburgimit në luftë në B dhe H nga gjithsejtë 1.500 sish, në të cilat kanë qenë të paraburgosur mbi 170.000 njerëz, më shumë civilë se sa ushtarë.

Tribunali i Hagës e ka konfirmuar identitetin dhe rrethanat e vdekjes së më së paku 18.000 viktimave të krimeve të luftës.

Në biseda me aktivistët, për qytetarët ka qenë i përbashkët qëndrimi se shtetet, përmes KOMRA-s, duhet ta organizojnë regjistrimin e viktimave të luftës dhe të mbledhin prova mbi rrethanat e vdekjes/zhdukjes së 130. 000 viktimave.

Qytetarët e vendeve post-jugosllave presin nga udhëheqësit e tyre që ta mbështesin përfshirjen e nismës për themelimin e “KOMRA–s Komisionit Rajonal që ka për detyrë vërtetimin e fakteve për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi gjatë periudhës 1991-2001” në rendin e ditës të konferencës së ardhshme mbi Ballkanin Perëndimor, në Trieshtë me datën 12.07.2017 dhe të ndërmarrin hapa konkrete për t’u arritur dhe nënshkruar marrëveshja zyrtare për themelimin e KOMRA-s në konferencën e ardhshme, të planifikuar në vitin 2018.

Koalicioni për KOMRA, 09.06.2017

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.