Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
10.11.2015.

Komisioni Evropian mbi përparimin e Serbisë në vërtetimin e përgjegjësisë për krimet e kryera të luftës

Evropska komisijaKomisioni Evropian (KE) e ka publikuar në datën 10 nëntor të vitit 2015 Raportin mbi përparimin e Serbisë për vitin 2015. Raporti përcjellë përparimin e Serbisë në arritjen e kritereve politike dhe ekonomike për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjetjet e raportit, të cilat kanë të bëjnë me vërtetimin e përgjegjësisë për krimet e kryera të luftës dhe zgjidhjen e trashëgimisë së konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi në masë të madhe i përcjellin porositë nga raporti  i vitit të kaluar.

Raporti për vitin 2015 vërteton se në kuadër të hetimeve të rasteve të rëndësishme, siç është ai i gjenocidit në Srebrenicë, është realizuar një përparim i caktuar. Megjithëkëtë, mungojnë hetimet kundër pjesëtarëve të rangut të lartë të ushtrisë dhe të policisë serbe, kurse gjykatat ende iu shqiptojnë dënime të lehta kryerësve të krimeve të luftës. Me qëllim që të sigurohet kualiteti i gjykimeve, është e nevojshme të ndërmerren masa adekuate për ruajtjen e përvojës së vëllimshme dhe të rëndësishme në ndjekjen penale të lëndëve komplekse[1]. Kuadri ekzistues juridik i ka mundësuar reparacionet vetëm për një numër të vogël të viktimave të krimeve të luftës, kurse nuk është bërë asgjë konkrete me qëllim që të shmangen mungesat serioze në sistemin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Brengosin trysnitë politike mbi Prokurorinë për Krimet e Luftës, të cilat e pengojnë punën e saj. Është e domosdoshme që të miratohet dhe të zbatohet një strategji gjithëpërfshirëse kombëtare për ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe një strategji prokuroriale e ndjekjes penale të lëndëve me prioritet.

Për ndjekjen penale adekuate të krimeve të luftës është tejet me rëndësi për të përforcuar dhe përparuar bashkëpunimin rajonal me institucionet e ngjashme në rajon. KE lavdëron bashkëpunimin e prokurorëve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës, puna e përbashkët e të cilëve ka rezultuar me aktakuzën kundër pesë të dyshuarve për krime të luftës (rasti Shtërpce)[2]. 

Një problem të veçantë, humanitar, e përbëjnë fatet e pazgjidhura të 10,814 personave, të cilët janë zhdukur në kontekstin e konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi. Në mesin e pengesave kryesore në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur janë informacionet e pamjaftueshme mbi vendet e varrezave masive dhe vështirësitë në identifikimin e mbetjeve mortore të zhvarrosura. Duke qenë se vërtetimi i fatit të personave të zhdukur është i domosdoshëm për pajtimin dhe stabilitetin në rajon, për zgjidhjen e tij është e nevojshme një përkushtim i qëndrueshëm politik.

Si edhe në tri raportet paraprake mbi përparimin, edhe këtë vit KE e ka vënë në spikamë se Nismën për themelimin e KOMRA-s Serbia e përkrah në mënyrë aktive.

Në fund, në fushën e të drejtave procedurale, KE ka gjetur se kuadri juridik, që ka të bëjë me mbrojtjen e personave të dëmtuar dhe me dëshmitarë në procedurë, ende nuk ka përfunduar, se përkrahja dhe mbrojtja e viktimave të veprave penale nuk është në përputhje me rregullativën dhe me standardet e BE-së  si dhe se, së këndejmi, mungojnë mekanizmat efikas për mbrojtjen e të drejtave të viktimave.

Fondi për të Drejtën Humanitare ia ka dërguar në muajin prill të 2015 KE-së mendimin e tij në lidhje me përparimin e Serbisë në fushën e ndjekjes penale të krimeve të luftës, në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të viktimave në reparacione, me reformat institucionale, me kërkimin e personave të pagjetur dhe lidhur me Nismën për KOMRA-n, si një kontribut për Raportin mbi përparimin e Serbisë në vitin 2015. Shumica e gjetjeve të FDH-së është përfaqësuar në raportin e këtij viti të KE-së.

___________________________________

[1] Në kontributin e tij për Raportin për përparimin e Serbisë për vitin 2015, FDH e ka vënë në spikamë se një nga problemet është largimi nga këto lëndë i gjyqtarëve me përvojë shumëvjeçare në ndjekjen penale të krimeve të luftës. Si shembull është cekur gjyqtarja Snezhana Nikoliq Garotiq, e cila në muajin janar të vitit 2015, me vendimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë në Beograd, para skadimit të mandatit të saj, është transferuar nga Departamenti për Krime të Luftës në Departamentin Penal; në kohën e transferimit, ajo ka qenë duke punuar në gjashtë lëndë të krimeve të luftës.

[2] Aktakuza në rastin Shtërpce është ngritur në datën 3 mars të vitit 2015, por tri ditë më vonë, Dhoma e Gjykatës e Departamentit për Krime të Luftës e Gjykatës së Lartë në Beograd ia ka kthyer PKL-së atë për rregullim, për arsye se aktakuza nuk është hartuar sipas rregullave.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.