Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
30.06.2013.

Kryetari i Serbisë e ka emëruar gjyqtarin Sinisha Vazhiçin si të dërguar të tij personal për KOMRA-n

Kryetari i Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikoliqi e ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Beogradit Sinisha Vazhiqin si të dërguarin e tij personal në Grupin Rajonal të Ekspertëve për KOMRA-n. Kryetari i Kroacisë Ivo Josipoviqi në këtë post tashmë e ka emëruar Zllata Gjurgjeviqin, profesoreshën e rregullt të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Zagrebit; kryetari i Maqedonisë e ka emëruar Gjorge Ivanov Luben Arnaudoskin, zëvendëssekretarin e përgjithshëm për çështje juridike dhe organizative në kabinetin e kryetarit të Maqedonisë; kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviqi, dekanen e Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë dhe këshilltare e tij personale për të drejta të njeriut dhe të pakicave, Sonja Tomoviq-Shundiqin; presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, këshilltarin e saj personal për çështje juridike Selim Selimin; anëtari i Presidencës së B dhe H, Bakir Izetbegoviqi e ka emëruar në këtë post Aljosha Çamparin, nënkryetarin e Sarajevës; kurse anëtari i Presidencës së B dhe H, Zheljko Komshiqi e ka emërtuar Goran Mihaljeviqin, ekspertin për çështje ligjore për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës si të dërguar personal për KOMRA-n. Të dërguarit e tyre personal ende nuk i kanë emëruar anëtari i tretë i Presidencës së B dhe H, Nebojsha Radmanoviqi dhe kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor.

 

Takimi i parë i Grupit Rajonal të Ekspertëve për KOMRA-n do të mbahet në datën 06.09.2013 në Zagreb. Me emërimin e të dërguarve personal të kryetarëve të vendeve post-jugosllave ka filluar një fazë e re e procesit të KOMRA-s – bartja e Nismës për themelimin e KOMRA-s nga niveli civil në atë politikë. Në takimin e parë do të shqyrtohen mundësitë kushtetuese për themelimin e një komisioni rajonal jashtëgjyqësor për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në kohën e konflikteve të armatosura dhe menjëherë pas përfundimit të luftërave në territorin e ish-RSFJ.

 

Koalicioni për KOMRA, i cili numëron rreth 2.000 organizata joqeveritare, shoqata të viktimave, familjeve të personave të zhdukur dhe individë nga të gjitha vendet post-jugosllave, e avokon regjistrin emër për emër të të gjitha viktimave si parakusht për pajtimin dhe mospërsëritjen e krimeve të luftës.

 

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.