Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
08.07.2011.

Procesi KOMRA: Rezultatet dhe në të ardhmen

Nisma KOMRA është iniciativa e parë rajonale pas luftës me të cilën shoqëritë civile në rajonin e ish-Jugosllavisë kërkojnë krijimin e një trupi ndërqeveritar të pavarur për identifikimin dhe zbulimin publik të fakteve për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave njeriut të lidhura me luftën.

DSCF0010

Rreth kësaj nisme janë mbledhur 1.900 OJQ, shoqata të familjeve të viktimave, viktimat, organizatat rinore dhe individët të shquar nga rajoni. Koalicioni për KOMRA nga maji 2006 deri më sot ka organizuar nga 129 konsultime, pesë takime të kuvendit dhe tetë forume për drejtësi tranzicionale në të cilat janë përfshirë 8.700 përkrahës aktiv të Komisionit Rajonal. Rezultati katërvjeçar i procesit konsultativ është ulja e tensionit në mesin e shoqatave etnike homogjene të familjeve të viktimave dhe Statusit të KOMRA-s i cili ka potencial për të ndërtuar kujtime në të kaluarën e cila mobilizon solidaritetin dhe ndjenjën e përbashkët me të gjitha viktimat.

Nisma për krijimin e KOMRA-s ka fituar një mbështetje të rëndësishme nga qytetarët e vendeve post-jugosllave. Peticioni për tu krijuar KOMRA-n u nënshkrua nga 542.660 qytetarë. Duke e krahasuar me planin, përkrahja më e madhe ka qenë në Kosovë (100.559) dhe më e ulët në Kroaci (19. 668). Në Bosnje dhe Hercegovinë janë mbledhur 122.473 nënshkrime përkrahëse, në Serbi 254.539, më pak se sa pritej. Në Mal të Zi (30.057), në Slloveni (5.342) në përputhje me planin, ndërsa në Maqedoni janë mbledhur më shumë nënshkrime se sa është planifikuar (10. 022). Surpriza më e madhe ishte përkrahja e qytetarëve të Banja Lukës ku dhe kundër pushimit shtatëditor për të mbledhur nënshkrime për shkak të protestave publike kundër arrestimit të Ratko Mlladiçit, 45.239 qytetarë e përkrahën krijimin e KOMRA-s.

Nisma për krijimin e KOMRA-s ka marrë mbështetjen e politikës së hapur të Kuvendit, Kryeministrit dhe Presidentit të Malit të Zi. Qeveria e Malit të Zi ka nisur procedurën për shqyrtimin e nismës për KOMRA. Presidentët e Serbisë dhe Kroacisë do të promovojnë nismën KOMRA në kuadër të aktiviteteve të tyre kombëtare dhe rajonale siç thanë ata në takimet me Koalicionin për KOMRA. Anëtarë i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšič të cilit Koalicioni më datën 23 Qershor 2011 ia dorëzuan Nismën për KOMRA i cili shprehu mbështetjen e tij të plotë për tu krijuar KOMRA-n. Mbështetja politike për Nismën KOMRA në Kosovë është treguar dukshëm më e ulët se sa mbështetja e qytetarëve gjatë fushatës për grumbullimin e nënshkrimeve. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga për të dytën herë e udhëzoi Koalicionin që Nismën për KOMRA t’ia dorëzoj organeve kompetente të Parlamentit të Kosovës. Koalicionit i ka mbetur që Nismën personalisht t’ia dorëzoi Presidentit të Serbisë Boris Tadić, Presidentit të Sllovenisë Danilo Türk dhe Maqedonisë Gorgo Ivanov. Që nga shtatori, prioriteti i Koalicionit për KOMRA-n, bëhet krijimi i presionit mbi institucionet kombëtare për të formuar grupe punuese për shqyrtimin e Draft Statutit të KOMRA-s dhe të iniciohet procedura në përputhje me marrëveshjen ndërkombëtare ose arritjen e një marrëveshje politike për t’u krijuar KOMRA.

Procesi i KOMRA-s është mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Fondacioni Rockefeller, American National Foundation (NED), Balkan Trust for Democracy, Bosch Foundation, Oak Foundation, Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Fondi i Shoqërisë së Hapur në Serbi, Instituti Amerikan i Paqes (USIP). Shuma e përgjithshme e donacioneve për periudhën kohore prej 15 dhjetor 2008 deri në nëntor 2011 arritë 2.465.111 €. Mesatarja vjetore e kostos së procesit konsultativ në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi dhe Kosovë është rreth 130.000 € për shtet ndërsa në Maqedoni dhe Slloveni kostoja është dukshëm më e ulët. Në faqen e internetit të KOMRA-s www.zarekom.org, në dispozicion janë buxheti dhe raporti financiar i projektit të KOMRA-s si dhe raporti i auditimit financiar dhe administrativ të Raportit të FDH-ës në vitin 2010, i realizuar nga firma gjermane për auditim në bashkëpunim me auditorët e autorizuar në Serbi.

Fondi për të Drejtën Humanitare është iniciator i Nismës për themelimin e një trupi jashtëgjyqësor për përcaktimin e fakteve në lidhje me krimet e luftës i cili në qendër të vëmendjes vë përvojën e viktimave të krimeve të luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut. Procesi i KOMRA-s si dhe përfundimi i librit ,,Libri i Kujtesës së Kosovës” mbesin prioritet për FDH-në. Nataša Kandić do të vazhdoi të koordinoi në Serbi dhe në nivelin rajonal aktivitetet e KOMRA-s.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.