Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
21.10.2015.

Vijuesit e Shkollës Tranzicionale të Drejtësisë e vizituan Jasenovcin dhe Vukovarin

jasenovac-tjsNë kuadër të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale (Shkolla) është organizuar një vizitë njëditore në vendet e përkujtimit në Kroaci. Njëzet e pesë vijues dhe vijuese të gjeneratës së katërt e kanë vizituar Memorialin dhe Muzeun Memorial në Jasenovc dhe Vukovar dhe me këtë rast kanë biseduar mbi kulturën e përkujtimit në lidhje me krimet e kryera në këto vende.

Në Muzeun Memorial të Jasenovcit, studentët kanë pasur rastin të shohin ekspozitën e përhershme dhe në takim me kustosin të flasin për pësimet e të burgosurve në kampin e Jasenovcit dhe vendet përreth, për procesin e ndërtimit të kompleksit memorial, për mbledhjen e të dhënave mbi viktimat dhe mënyrat e ruajtjes së kujtimeve si dhe arsimimin mbi të kaluarën.

Gjatë vizitës së Vukovarit, studentët e kanë vizituar Shtëpinë Përkujtimore dhe Memorialin e Viktimave në Ovçari, ku kanë pasur rast që nga afër të njihen me krimet e kryera gjatë dhe pas rrethimit të Vukovarit në vjeshtën e vitit 1991, me rrënimin e qytetit, me vrasjen masive të të plagosurve dhe të civilëve në kombinatin bujqësor në Ovçare, me dërgimin e të zënëve rob vukovaras në kampet e përqendrimit në Serbi dhe me proceset gjyqësore të zhvilluara para Panelit për Krime të Luftës të Gjykatës së Qarkut në Beograd.

Shumë prej vijuesve të Shkollës e kanë vizituar për herë të parë Jasenovcin dhe Ovçaren. Sipas  Soraja Zagiqit nga Sarajeva, vizita në vendet e pësimit ndihmon që krimet, për të cilat më herët është dëgjuar ose për të cilat është lexuar, në realitet edhe të imagjinohen  – që të konceptohet se ato janë të vërteta dhe se pikërisht në atë vend edhe janë kryer ato krime. Posaçërisht kjo vlen  për gjërat personale të viktimave, të cilat dëshmojnë për jetën e tyre dhe kjo bënë që më të mos i konsiderojmë numra, por njerëz. Una Rexhiq mendon se vizita në vendet e pësimit dhe të përkujtimit është e rëndësishme edhe për faktin se vendet e tilla ruajnë për gjeneratat e ardhshme kujtimin për krimet, për viktimat e krimeve dhe për kryerësit e krimeve, por edhe përkujtojnë se krimet janë të mundshme dhe të tilla që merren me mend.

Qëllimi i vizitës dhe vizita në vendet e përkujtimit dhe të vuajtjes së viktimave është që vijuesit dhe vijueset e Shkollës t’i nxis për të menduar dhe për inicimin e diskutimeve në bashkësitë e tyre për mënyrat e përkujtimit të viktimave të luftërave të të 1990-tave, si dhe në luftën kundër mohimit të krimeve dhe të viktimave. Krahas kësaj, vizitat e vendeve të përkujtimit e ofrojnë mundësinë për pjesëmarrësit që, nëpërmes të njohjes me faktet mbi krimet, në mënyrë adekuate të angazhohen në luftën kundër manipulimit me krimet me anë të zmadhimit të krimit të tjetrit dhe të margjinalizimit të krimit vetjak.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.