Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
05.03.2009.

Aktgjykimi i parë i EULEX-it për krimet e luftës në Kosovë

Trupi përzier gjykues i Gjykatës së  Qarkut në Prishtinë, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Tron Gundersen, më 3 mars 2009 ka shqiptuar dënimin prej 17 vitesh burgim  ndaj Kosovarit Gani Gashit për krime lufte kundër civilëve të kryera gjatë muajit korrik të vitit 1998 në Gllogovc.

Me Aktgjykim është vërtetuar se Gani Gashi si pjestar i UÇK, në mbrëmjen e datës 12 korrik të vitit 1998 në rrugën regjionale Komoran-Kishna Rekë (komuna e Gllogovcit) kishte qëlluar me armë automatike një veturë të tipit  Fiat në të cilën gjindeshin tetë civilë anëtarë të familjes Obrija, prej tyre dy fëmijë me ç’rast ishte vrarë Idriz Obrija ndërkaq ishte plagosur rëndë nipi i tij Shpëtimi dhe është plagosur lehtë Halime Obrija dhe djali i saj Selmani. Gani Gashi kishte shtënë në udhëtarët nga prapa kështu që me të njejtin plumb është qëlluar për vdekje Idriz Obrija dhe është plagosur rëndë nipi i tij gjashtë vjeçar Shpëtimi.

Duke dëshmuar në gjykim, anëtarët e mbijetuar të familjes Obrija kanë thënë se ditën kritike kishin vendosur që të largohen nga zona e kapluar me konflikte ndërmjet pjesëtarëve të UÇK-s dhe forcave serbe dhe se Gashi ka shkrehur armë në ta pa kurfarë arsye nga shkaku i disa mosmarrëveshjeve paraprake ndërmjet familjeve të tyre.
Gjatë procedures kryesore i pandehuri Gani Gashi ishte në arrest shtëpiak në bazë të vendimit të posaçëm gjyqësorë.

Fondi për të Drejtën Humanitare – zyrja në Kosovë konsideron se dënimi i shqiptuar plotëson kërkesat e drejtësisë dhe se viktimave  të mbijetuar të këtij krimi dhe anëtarëve të familjeve të tyre i’u është ofruar satisfakcion moral.

Fondi për të Drejtën Humanitare thekson se gjykimi ndaj Gani Gashit ka treguar se Misioni i Unionit Europian për sundimin e ligjit ka kapacitete dhe gaditshmëri që t’i procesoj krimet dhe shkeljet tjera të rënda të të Drejtave të Njeriut në Kosovë.

Gjykimi i parë për krimet e luftës në Kosovë të cilin e kanë udhëhequr gjyqtarët e Misionit të Unionit Europian për sundimin e ligjit ishte efikas dhe me respekt ndaj principit të derjtësisë dhe ndaj të së drejtës për mbrojtje. Nga fillimi i gjykimit më 3 shkurt të vitit 2009 janë zhvilluar gjashtë seanca kryesore në të cilat janë dëgjuar 11 dëshmitar, 2 ekspert dhe janë lexuar fakte të shumëta me shkrim.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.