Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
31.05.2013.

Dëshmitë e viktimave të torturës pran Gjykatës Themelore në Beograd

Të enjten më 30 Maj 2013 para Gjykatës Themelore në Beograd, viktimat e torturës dhe burgosjes së paligjshme, Sadik dhe Agim Limani, nga Gllogoci /Glogovac dhanë dëshmitë e tyre në procedurën për dëmshpërblim, të cilën e ka iniciuar Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në prill të vitit 2010, kundër Republikës së Serbisë për përgjegjësinë e shtetit për torturat në paraburgim të paligjshëm gjatë vitit 1999 dhe 2000. Sadik dhe Agim Limani, dëshmuan në lidhje me torturat e përjetuara në burgjet serbe në vitin 1999 deri në vitin 2000 si dhe pasojat shëndetësore të cilat ende vazhdojnë ti vuajnë për shkak të torturës.

Agimi dhe xhaxhai i tij Sadik Limanin ishin arrestuar nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme serbe më 4 qershor 1999 në shtëpinë familjare në Gllogoc / Gllogovac. Së bashku me disa meshkuj, familjarë të tyre si dhe disa banorë të tjerë, policia i transportoi në stacionin policor në Gllogoc / Glogovac ku ishin të arrestuar tashmë rreth 200 shqiptarë të Kosovës. Pas arritjes në stacion, policia i kishte rrahur. Të nesërmen, një grup prej 20 personave, në mesin e të cilëve edhe Agimi, Sadiku dhe xhaxhai i Agimit Rrahimi, ishin dërguar në stacionin hekurudhor në Gllogoc / Glogovac, ku inspektorët civil i kishin rrahur me shkopinj gome dhe kabllo duke i marrë në pyetje në lidhje me UÇK-në. Pas kësaj, të gjithë meshkujt nga stacioni ishin transferuar për në burgun e Lipjanit / Lipljan, ku në mes të furgonit dhe ndërtesës së burgut i priste, “rreshti” i policëve dhe rojeve të cilët i rrihnin me shkopinj gome dhe shufra. Pas kontrollimit ku iu kishin marrë gjërat e tyre personale, rojet kishin vendosur Agimin dhe Sadikun në një dhomë të madhësisë 5×5 metra në të cilën ishin rreth 30 njerëz. Në mungesë të shtretërve dhe batanijeve ata janë detyruar të flenë në beton ndërsa për të ngrënë gjatë ditës u është ofruar një copë bukë dhe pak ujë. Rojet u kishin lejuar që ta përdorin tualetin një herë në 24 orë. Në burgun e Lipjanit / Lipljan, Agimi dhe Sadiku ishin të burgosur deri më 9 qershor 1999 e më pas, të lidhur, ishin transportuar me autobusë për në burgun e Pozharevcit. Para autobusit ata priteshin nga “rreshti” i policëve dhe të burgosurve të cilët i rrahin derisa hynin në ndërtesën e burgut. Rojat e burgun e kishin vendosur Agimin, fillimisht në një qeli, ku ishin edhe katër të burgosur nga Kosova, dhe e kishin rrahur për çdo ditë, 7 muaj rresht, pa të drejten për të dalë jashtë qelisë. Pas kësaj, Agimin e kishin vendosur në Pavijonin IV ku kushtet ishin pak më të mira, duke pasur mundësinë të dal në oborr ku për herë të parë pas arrestimit e ka takuar të atin. Për herë të parë familja e Agimit ka dëgjuar se Agimi është gjallë në dhjetor vitit 1999 nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), të cilët e kishin vizituar burgun. Pas arritjes në burg, në Pozharevc, Sadiku ka qenë në izolim për 2 muaj. Gjatë asaj kohe atij nuk i është lejuar të dalë jashtë qelisë dhe ushqimi i është ofruar një herë në ditë. Pas izolimit rojet e kishin vendosur në Pavijonin II në të cilin kushtet ishin pak më të mira. Edhe Agimi për herë të parë kontaktoi me familjen e tij në dhjetor të vitit 1999. Agimi dhe Sadiku u liruan nga burgu me 7 Prill 2000 nëpërmes të KNKK. Pas lirimit nga burgu, ata nuk janë të afërt me rrethin shoqëror, shqetësohen nga zhurma, bëjnë gjumë të dobët dhe shpesh kanë ankthe.

Për shkak të problemeve shëndetësore, Agimi dhe Sadiku kanë vizituar mjekun i cili për trajtimin e tyre ju përshkroi qetësues. Gjati vizitave të vazhdueshme mjekësore ju është përcaktuar SQPT dhe që të dy vazhdojnë të marrin terapinë.

 

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.