Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
09.04.2009.

FDH -Kosovë: Mediat Kosovare raportojnë në mënyrë jo adekuate mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta rinovuar ambulancën në Kamenicë

Fondi për të Drejtën Humanitare- Kosovë (FDH- Kosovë) e konsideron si jo adekuate mënyrën se si mediat kosovare e në veçanti Televizioni Publik i Kosovës kanë informuar publikun mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarit të Komunës së Kamenicës Begzat Sinani për ta rinovuar ambulancën në Kamenicë.

Raportimi i RTK-së ishte i fokusuar në vendimin e qeverisë për të financuar strukturat paralele të Serbisë, duke ofruar pamje të mbishkrimit të kësaj ndërtese të shkruar vetëm në gjuhën serbe dhe atë në alfabetin cirilik. Kjo qasje jo konstruktive nuk e vlerëson faktin se ambulanca në Kamenicë, deri në momentin e djegies së saj muajin e kaluar, ka ofruar shërbime mjekësore për të gjithë qytetarët e Kamenicës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, dhe ishte e mbështetur nga Qeveria e Kosovës. Mediat raportuan se Qeveria e Kosovës po mbështet strukturat paralele, por ato harruan të theksojnë rëndësinë që ka kjo ambulantë dhe shërbimet që ofron ajo për të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në këtë rajon, e posaçërisht për komunitetin serb dhe rom. Gazetarët nuk janë të interesuar në fakte; qëllimi i tyre është të bëjnë vetëm storie sensacionale. B.S. Kryetar i Komunës së Kamenicës, Intervistë e FDH-së, 3 prill 2009 Në edicionin e lajmeve të orës 19:30, të datës 30 mars, deklarata e motrës medicinale, pjesëtare e komunitetit serb e cila punon në ambulancën e Kamenicës, u prezantua në mënyrën e tillë që bart me vete rrezikun e krijimit të tensioneve ndëretnike. Deklarata e saj ishte shkurtuar, ashtu që e vetmja fjalë që u transmetua ishte “Serbia”. Konkluzioni i gazetarit ishte : “shteti i saj është Serbia” Nuk dua të jap deklaratë për mediat sepse herën e fundit deklarata ime është keqkuptuar nga Televizioni i Kosovës dhe unë nuk dua që njerëzit të më keqkuptojnë. Unë kam lindur dhe mendoj të jetoj këtu. Mos u ndjeni të ofenduar, vetëm mundohuni të më kuptoni. J.N. – motër medicinale në ambulancën e Kamenicës, Intervistë e FDH-së, 3 prill 2009
Ambulanca në Kamenicë kishte funksionuar që nga viti 1999 deri më 10 mars të vitit 2009, kur edhe u dogj. Ajo kishte ofruar përkujdesje shëndetësore kryesisht për pjesëtarët e komunitetit serb dhe rom, por edhe për shqiptarët të cilët jetojnë në komunën e Kamenicës. Në këtë ambulantë punojnë pesë mjekë, 20 motra medicinale, dy teknikë medicinal dhe dy shoferë1, të gjithë qytetarë të Kosovës. Ajo është konsideruar nga opinioni si strukturë paralele. Edhe pse të punësuarit në këtë ambulancë janë pjesëtar të komunitetit serb, ata janë paguar nga buxheti i Kosovës, që nga viti 19992. Për më tepër, të gjitha shpenzimet komunale të kësaj ambulance mbulohen nga Kuvendi komunal i Kamenicës3. Ministria e Shëndetësisë së Serbisë ofron vetëm medikamentet për ketë ambulantë. Kjo ambulantë ka rëndësi jetike për të gjithë qytetarët e këtij rajoni. Unë, gruaja ime dhe të gjithë serbët e komunës së Kamenicës dhe Novobërdës i marrim të gjitha shërbimet mjekësore në ambulancën në Kamenicë. […]U ndjeva shumë keq kur kuptova se ambulanca ishte djegur. Ambulanca është shumë e rëndësishme për neve. Ç. A. – serb, intervistë e FDH-së- 3prill 2009
1 Z. (T). M. – drejtor I ambulancës në Kamenicë, – Intervistë e FDH-së- 3prill 2009. 2 R. H. -drejtor I drejtorisë së Qendrës së Mjekësisë Familjare – Intervistë e FDH-së- 3prill 2009 3 N.S. drejtor I administratës në komunën e Kamenicës , Intervistë e FDH-së- 3prill 2009
Ambulanca jonë ka ofruar përkujdesje mjekësore për të gjithë qytetarët e komunës. Përfituesit e rëndomtë ishin serbët dhe romët, por kishte edhe pacientë shqiptarë që vinin për të kërkuar ndihmë mjekësore. Ne kishim mesatarisht 50-70 pacientë në ditë dhe kemi punuar çdo ditë, nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 në mbrëmje. Mund të paramendoni sa pacientë kishim gjatë një jave. Për momentin po punojmë përkohësisht në Shtëpinë Parohiane të Kishës Ortodokse duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje tjetër ose do të rindërtohet ambulanca. Z. (T). M. – drejtor i ambulancës së Kamenicë, intervistë e FDH-së, 3 prill 2009 FDH-Kosovë u bënë thirrje mediave kosovare që të jenë më profesioniste dhe të kryejnë hulumtime gazetarie kur e informojnë publikun. Mediat e Kosovës duhet të jenë shumë më të hapura ndaj komuniteteve pakicë, të transmetojnë programe në gjuhët e pakicave dhe gjuhën shqipe të cilat e promovojnë multietnicitetin në Kosovë.

Për informata shtesë ju lutem kontaktoni : Ardita Metaj-Dika, Koordinatore e Projektit Minority Rights Protection, ardita@hlc-kosovo.org

Këtë komunikatë e mbështesin: Kosovo Democratic Institute -KDI Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims- KRCT Advocacy Training Resource Center -ATRC Civil Rights Programme-CRP Initiative for Progress-INPO Syri i Vizionit Youth Initiative for Human Rights-YIHR Center for Civil Society Development- CCSD Omladina Jazas Integra Norwegian Church Aid -NCA Center for Social Studies- CSS NGO Communication for Social Development Norma Sami Kurteshi

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.