Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
05.10.2015.

Gjykimi për krimin në Tërnj – drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

#IzSudnice - Sajt  - 4Për pothuajse dy vite nga ngritja e aktakuzës për krim të luftës në lëndën Tërnj janë mbajtur vetëm ditë të gjykimit, derisa Ministria e Mbrojtjes, që nga fillimi i gjykimit, refuzon për të vepruar sipas vendimit përfundimtar të të autorizuarit të plotfuqishëm për informata të rëndësisë publike (I autorizuari) si dhe për të informuar publikun për statusin momental të dy të akuzuarve në Ushtrinë e Serbisë (US). Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e thekson se vonimi i fillimit të gjykimit, përkatësisht veprimi joligjor i ministrisë, i degradojnë gjykimet për krime të luftës të kryera gjatë viteve nëntëdhjetë dhe i dekurajojnë viktimat, të cilat janë duke e   pritur drejtësinë 16 vite.

Seanca e parë përgatitore në këtë lëndë është caktuar për datën 20 shkurt të vitit 2014 e, megjithëkëtë, ajo, si edhe tri seancat vijuese përgatitore është shtyrë për shkak të mosardhjes së të akuzuarve – dy herët e para, siç pretendohet, për shkak të problemeve të tyre shëndetësore, për të cilat, si arsyetim, i kanë deponuar certifikatat mjekësore të institucionit mjekësor-ushtarak. Seanca përgatitore më në fund është mbajtur në datën 23 prill të vitit 2014. Shqyrtimi i parë kryesor pastaj është caktuar pas pothuajse një viti më vonë, në datën 24 shkurt të vitit 2015, kur edhe është mbajtur. Megjithëkëtë, pastaj ka pasuar zvarritja e pesë shqyrtimeve kryesore të radhës për shkak të sëmundjes së gjyqtarit, mosardhjes së të dëmtuarve, për shkak të ftesave të vonuara dhe për shkak të gjoja problemeve shëndetësore të të akuzuarit Rajko Kozlina.

Në momentin e ngritjes së aktakuzës, Gavriloviqi dhe Kozlin kanë qenë në shërbim aktiv të US. FDH, në muajin nëntor të vitit 2013 i është drejtuar me anë të një apeli Kryeshefit të Shtabit të Përgjithshëm të US Ljubisha Dikoviqit që, në përputhje me Ligjin për Ushtrinë e Serbisë,  përkohësisht të largojë nga shërbimi ushtarak të akuzuarit për krim të krime të luftës. Përndryshe, sipas nenit 77 të Ligjit të cekur, personi ushtarak mund të largohet nga shërbimi, nëse vepra penale, për të cilën akuzohet, “është e një natyre të tillë sa që do të ishte e dëmshme për shërbimin që personi i tillë edhe më tutje të qëndrojë në detyrë”. FDH-së deri me sot nuk i është dërguar kurrfarë përgjigje.

Ministri a e Mbrojtjes e ka refuzuar kërkesën për informatë me interes publik, të cilën e ka bërë FDH në lidhje me statusin e të akuzuarve të në US pas ngritjes së aktakuzës, duke e vënë në spikamë se të dhënat e kërkuara janë të mbrojtura si të dhëna personale dhe si të dhëna “të rëndësishme për mbrojtjen e vendit.” Duke vendosur lidhur me ankesën e FDH-së, i Autorizuari i ka refuzuar argumentet e e Ministrisë dhe ka urdhëruar që të dhënat e kërkuara t’i dorëzohen FDH-së në afat prej pesë ditësh. Afati për përmbarim të vendimit të të Autorizuarit  ka kaluar para më shumë se gjashtëmbëdhjetë muajsh, kurse Ministria ende nuk i ka dorëzuar të dhënat e kërkuara. I autorizuari, më në fund, në datën 22 shtator të vitit 2015, e ka sjellë përfundimin mbi lejimin e përmbarimit, në të cilin i urdhërohet Ministrisë që FDH-së t’ia dorëzojë të dhënat e kërkuara në afat prej dy ditësh, nën kërcënimin e dënimit me gjobë. FDH-së ende nuk i është dërguar asnjë përgjigje.

Gavriloviqit dhe Kozlininit i është vënë në barrë se, si ish pjesëtarë të Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë (Br. Mt. 549 e UJ), së bashku me pjesëtarë të tjerë të Batalionit të Logjistikës së kësaj Brigade, në datën 25 mars të vitit 1999, i kanë vrarë së paku 27 civilë, fshatarë të fshatit Tërnj të Suharekës në Kosovë – pleq, gra dhe fëmijë, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë të moshës katër vjeçare.

Sipas aktakuzës, Pavle Gavriloviqi e ka dhënë urdhrin që në fshat „nuk guxon të mbetet askush i gjallë“, kurse Rajko Kozlina ka shtënë në kokën e një plaku në mënyrë që ushtarëve të tjerë t’iu tregojë se si t’i vrasin civilët. Mbi rolin dhe përgjegjësinë e Gavriloviqit dhe Kozlinit për krimet e kryera qysh para 13 vitesh kanë dëshmuar, nën masa të mbrojtjes, dy ish pjesëtarë të Br. Mt. 549 të UJ-së, në lëndën kundër Sllobodan Millosheviqit (K-41 dhe K-32), dhe në vitin 2007 në lëndën kundër Millan Millutinoviqit dhe të tjerëve (K-82 dhe K-54).

FDH në muajin maj të vitit 2008 e ka ngritur padinë pednale kundër 11 pjesëtarëve të Br. Mt. 549 të UJ për shkak të dyshimit se kanë kryer krim në Tërnj.

Në muajin mars të vitit 2013, FDH e ka publikuar dosjen mbi veprimin e Br. Mt. 549 të UJ-së, në të cilën është përshkruar pjesëmarrja e pjesëtarëve të kësaj njësie në krimin në Tërnj, midis të tjerash, edhe e Gavriloviqit dhe Kozlinit.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.