Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
17.06.2010.

I padituri Albin Kurti u gjykua për demonstratat e shkurtit 2007

Gjykata e Qarkut në Prishtinë me trupin gjykues të përzier i cili kryesohej nga gjykatësi i EULEX-it, Ferdinando Boatier de Mongeot, me datën 14.06.2010 shqiptoi aktgjykimin me të cilin i akuzuari Albin Kurti, lider i lëvizjes Vetëvendosja/Samoopredeljenje, dënohet me dënim me burg në kohëzgjatje prej (9) nëntë muajsh për veprën penale pjesëmarrje në grupin i cili pengon personat zyrtarë të kryejnë aktivitet zyrtare  nga neni 318. artikulli 1. dhe 2. të LPK-së. Gjykata mori vendim që Albin Kurti të lirohet menjëherë nga paraburgimi sepse ai gjatë kohës së procedurës që është zhvilluar gjatë vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008, i kishte kaluar 11 muaj në paraburgim dhe burgim shtëpiak gjë që përmbushë dënimin e shqiptuar.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, vlerëson se shqiptimi i aktgjykimit me kompromis ndaj Albin Kurtit nuk duhet të lejojë që të pengohet përcaktimi  i përgjegjësve të demonstratave të shkurtit 2007 në Prishtinë/Pristini. FDH Kosovë qëndron pas asaj që përcaktimi i përgjegjësve për dhunën në rrugët e Prishtinës dhe humbjen e dy jetëve, dënimi i kryerësve të këtij akti dhe ushtrimi i së drejtës në mënyrë që të familjarët e viktimave të jenë të kënaqur edhe më tutje duhet të jetë tendencë e prokurorisë kosovare. Në këtë kontest FDH Kosovë konsideron se përmbyllja e procesit ndaj të akuzuarit Albin Kurtit  vetëm se hapë rrugën e përcaktimit të së vërtetës mbi këto ngjarje dhe përgjegjësisë së të gjithë pjesëmarrësve. Kjo është e vetmja mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

Fondi për të Drejtën Humanitare konsideron se kjo procedurë është rezultat i kompromisit, gjegjësisht mënyrë e prokurorisë që ta përmbyll çështjen e të akuzuarit Kurti. Ndjekja penale e mëtutjeshme bazuar në aktakuzën e parë do të ishte jo frytdhënëse, ndërkaq, nga tjetra anë do të ofronte hapësirë edhe më të madhe për promovime politike të të akuzuarit Kurti dhe lëvizjes së tij. Gjatë fjalës përfundimtare prokurori ka bërë propozim që me rastin e shqiptimit të dënimit ndaj të akuzuarit  të merren parasysh rrethanat lehtësuese. Gjithashtu edhe gjykata ka bërë zgjedhje me kompromis në atë mënyrë që të akuzuarin Albin Kurti e ka shpallur fajtor por i ka shqiptuar dënimin prej 9 muajsh burgim, do të thotë po aq sa i akuzuari ka kaluar në paraburgim dhe në burgim shtëpiak edhe pse dënimi maksimal për këtë vepër penale është 3 gjegjësisht 5 vite për udhëheqësin e grupit. Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit është thirrur në dispozitën e  nenit 66. të LPK-së, e cila lejon lehtësimin e dënimit nën minimumin ligjor duke theksuar se shkaqet për këtë vendim do të arsyetohen në aktgjykimin me shkrim. Në rast se ky aktgjykim do të bëhej i plotfuqishëm i akuzuari Kurti do të mund të kërkojë dëmshpërblim për dy muajt e mbetur me të cilat do të mund t’i mbulonte shpenzimet e procedurës penale me të cilat e ka obliguar gjykata në aktgjykim. Edhe pse gjatë procedurës është mbrojtur me heshtje i akuzuari Kurti në fjalën e tij përfundimtare i ka vënë në pyetje pretendimet e prokurorisë. Gjatë kohës së shpalljes së aktgjykimit Kurti ka qëndruar ulur duke shprehur në këtë mënyrë jo respektin e tij ndaj gjykatës.

Procedura penale ndaj të akuzuarit Albin Kurti ka filluar me datën 10.02.2007, kur ai është paraburgosur pas demonstratave të cilat në Prishtinë i ka organizuar lëvizja e tij për të shprehur pakënaqësinë ndaj nënshkrimit të planit të Ahtisarit. Me aktakuzën e datës 31.05.2007, Albin Kurti është akuzuar për veprat penale: pjesëmarrje në grupin i cili ka bërë vepër penale nga neni 320. artikulli 2, pjesëmarrje në grupin i cili pengon personat zyrtarë të kryejnë aktivitetin zyrtar nga neni 318, artikujt 1. dhe 2., si dhe thirrja për rezistencë nga neni 319. LPK.

Seanca kryesore ka filluar me datën 19.09.2007, para trupit gjykues ndërkombëtar që ka qenë i përbërë nga gjykatësit e misionit të KB-së.
Procedura është ndërprerë pas shtatë ditë gjykimi shkaku që i akuzuari Kurti nuk ka dashur të angazhonte avokat mbrojtës dhe as ka pranuar avokat mbrojtës sipas detyrës zyrtare. Shumica nga avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës edhe pas kërcënimit me dënim ndaj tyre kanë refuzuar të angazhoheshin për shkak të pamundësisë së krijimit të bashkëpunimit me të akuzuarin.

Paralelisht me vështirësitë procedurale, opinioni publik ka filluar të solidarizohet me prijësin e Vetëvendosjes. Arsyeja ka qenë që gjatë demonstratave të datës 10.02.2007, njësia rumune e policisë së KB-së ka përdorur plumba gome me të cilët janë vrarë dy nga pjesëtarët e lëvizjes së lartpërmendur. Ata policë, që kanë qenë të mbrojtur me imunitetin e garantuar që ka të bëjë me pjesëtarët e misioneve paqeruajtëse të organizatave botërore, shpejtë pastaj janë tërhequr nga Kosova gjë me të cilën praktikisht është hequr dorë nga procesi i përcaktimit të përgjegjësisë së tyre. Pasi që pesha e veprës penale me të cilën akuzohej Albin Kurti, parashihte mbrojtje të obliguar seanca kryesore e gjykimit është ndërprerë në mënyrë që të mblidheshin mendimet për mënyrën e vazhdimit të mëtutjeshëm të procedurës nga ana e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Drejtoritë e Ministrisë drejtësisë  së UNMIK-ut, Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në ndërkohë, në shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë dhe drejtësia ka kaluar nga KB nën kompetencat e Misionit të Unionit Evropian të sundimit ligjor (EULEX). Pas pauzës dy vjeçare, gjykatësit e EULEX-it me datën 15.02.2010 sërish kanë iniciuar procesin e seancës kryesore të gjykimit për të njëjtën aktakuzë. Seanca kryesore është shtyrë dhjetë herë kryesisht për arsye të mos përgjigjes ndaj ftesës së gjykatës nga ana e të akuzuarit, mos përmbushjes së vendimit për mbajtje nga ana e policisë, refuzimit të avokatëve që të angazhoheshin sipas detyrës zyrtare si dhe refuzimi i të akuzuarit që të bashkëpunonte me avokatët mbrojtës.

Policia e Kosovës vetëm me datën 12.06.2010 ka arritur ta privojë nga liria të akuzuarin Albin Kurti i cili ato momente ka qenë në selinë e Vetëvendosjes.
Gjatë seancës kryesore të gjykimit e mbajtur me datën 14.06.2010, Prokurori Special i Kosovës, ka hequr dorë nga dy pika të aktakuzës: pjesëmarrje në grupin që ka kryer vepër penale dhe thirrje për rezistencë.

Procedura ka vazhduar pa u penguar sepse për akuzën e mbetur penale: pjesëmarrje në grupin i cili ka penguar personat zyrtarë në  kryerjen  e aktiviteteve zyrtare, nuk është e paraparë mbrojtja e obliguar.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.