Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
25.03.2011.

Të dihet: Krusha e Vogël, me 25 dhe 26 Mars 1999.

Me datën 25 dhe 26.03.1999, në Krushë të  Vogël [Komuna e Prizrenit, Kosovë], forcat serbe vranë 114 shqiptarë të Kosovës.

Forcat e bashkuara të ushtrisë Jugosllave (UJ), si dhe Njësiti i policisë speciale (NJPS) nga Prizreni, Nishi dhe Novi Sadi, filluan me datën 25.03.1999 ofensivën kundër UÇK-së në fshatrat mes Prizrenit dhe Rahovecit (Bellacërke / Bela Crkva, Celinë / Celine, Krusha e Madhe / Velika Kruša, Krusha e Vogël/ Mala Kruša. Më shumë se 500 banorë të Krushes së Madhe / Mala Krusa u strehuan në vreshtat dhe pyjet mbi fshat. Pjesëtar të aradhes 23 (NJSP)  në mëngjes me datën 25.03.1999 në afërsi të rrugës kryesore e cila kallon mbes fshatit i arrestuan dhe  i dorëzuan njësitit lokal të policisë nëntë banorë të Prizrenit të cilët pastaj  i pushkatuan në shtëpinë e Sabit Qollakut dhe pastaj e dogjën shtëpinë. Po atë ditë, në vende të ndryshme janë vrarë të paktën dhe tre banorë. Në muzg, refugjat vendas zbriten në lagjen Batushë në skaj të fshatit.

Te nesërmen, me datën 26.03.1999 rreth orës 10:00, dhjet policë Serbë të shoqëruar me disa Serbë lokalë, rrethuan lagjen Batushë. Ata i urdhëruan civilët të mblidhen në një oborr, pastaj i veçuan 107 meshkuj të moshës ndërmjet 14 dhe 73 vjet ndërsa grave dhe fëmijëve me mallkime dhe fyerje urdhëruan të shkojnë në Shqipëri. Meshkujve të ndaluar ju morën dokumentet dhe gjëra me vlerë dhe pastaj me duart pas kokës i drejtuan në shtëpinë e Qazim Batushës.  I detyruan të hunë në shtëpi  dhe pas gjysme ore disa policë me armë automatike filluan të gjuajnë nga dritaret dhe dyert duke i vrarë pothuajse të gjithë meshkujt. Njëri nga policet hyri në shtëpi dhe me armë zjarri qëlloi viktimat të cilët ishin ende duke dhënë shenja të jetës. Pas largimit të policit nga shtëpia, pesë fshatarë shpëtuan duke u hedhur nga dritarja. Pas kësaj, shtëpia u dogj dhe minoi.

Mbetjet e 85 fshatarëve nga Krusha e Vogël / Mali Kruša  të vrarë me datën 25 dhe 26.03.1999 nuk janë gjetur dhe emrat e tyre ende gjinden në listën e personave të zhdukur KNKK. Supozohet që mbetjet e trupave të djegur janë mbledhur me buldozer dhe janë  hedh në lumin Drini i Bardh. Mbetjet e trupave të 17 fshatarëve  të vrarë në shtëpinë  e Qazimit  apo në incidente të izoluara në fshat  janë zhvarrosur në fshat dhe në brigjet e lumit Drini i Bardhë në korrik vitit 1999. nga ekipi Britanik i mjekësisë ligjore në kuadër të KFOR-it dhe pastaj janë identifikuar.

Një pjesëtar i njësitit 23 cili mori pjesë në bllokadën e Krusha e Vogël / Mala Kruša, dëshmoi para Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë [ICTY} nën masa mbrojtëse [dëshmitari K-25], me datën 09. dhe 10.07.1999 në gjykimin e Sllobodan Millosheviçit [IT-02-54, Millosheviq], dhe me datën 11. dhe 12.10.2006. në gjykimin e Milan Milutinoviç dhe të tjerëve [IT-05-87, Milutinoviç et al] ku ndër të tjera e përshkroi vrasjen e fshatarëve të arrestuar  me datën 25.03.1999.

Autoritetet kompetente të Serbisë deri tani nuk kanë iniciuar asnjë procedurë kundër personave përgjegjës për këtë krim.

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.