Filter by Categories
Arkivi FDH
Arsimi
Shkolla Kombëtare e Drejtësisë Tranzicionale
Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale
Blog
Bordi Ekzekutiv i FDH
Dajte potpis
Dekoratat
Dëmshpërblimet
Dëmshpërblimet materiale
Dëmshpërblimet simbolike
Dokumentacioni
Dokumentovanje i pamcenje
Donatori
Drejtësia
Drejtësia penale
Gjykimet për krime lufte
Gjykimet për krime lufte në Serbi
Analizat
Lëndët Individuale
Gjykimet pranë TPNJ-së dhe vendeve të tjera post-jugosllave
Bosnja dhe Hercegovina
Croatia
Mali i Zi
Pran gjykatave të institucionalizuara në Kosovë
Transkriptet
Kallëzimet penale
Procedurat gjyqësore të ndërlidhura
Shkresat e lëndëve
Verifikimet
Zone of (non)responsibility
Edukimi
Humbjet njerëzore
Baza e të dhënave
Humbjet njerëzore në Kosovë
Humbjet njerëzore të Serbisë dhe të Malit të Zi në luftërat në Slloveni, Kroaci dhe BeH
Libër Kujtimi i Kosovës
Ljudski gubici Makedonije
Ljudski gubici Srbije i Crne Gore tokom NATO bombardovanja
Stradali građani Hrvatske, srpske nacionalnosti, u oružanim sukobima u Hrvatskoj
Informimi
Aktuale për drejtësinë transicionale
Biblioteka
Bulletin through ACCESSION towards JUSTICE
Dokumentet video
Konferencat
Lajmet
Magazina Forumi mbi drejtësinë transicionale
Njoftimet
Raportet
Video produkcion i FDH
Izveštaj revizora
Kalendar
Kanali i FDH-së
Kërko Bazen e të dhënave të humbjeve njerëzore të Serbisë dhe Malit të Zi në periudhën 1991-1995.
Koalicija za REKOM
Kontakt
Kujtesa
Linkovi
O nama
Pozicionet e hapura
Praktika profesionale
Pravda i reforma institucija
Procesi KOMRA
Publikimet
Raportet rreth drejtësisë transicionale
Raporti Vjetor i FDH
Të tjerët për Ne
Transkripti
Uncategorized
Uncategorized @sq
Video produkcija
09.06.2014.

Largimi i vonuar i Millosh Peroviqit – i pamjaftueshëm

Logo_FHPTë premten, në datën 6 qershor të vitit 2014, nga pozicioni i kryeshefit të Njësisë për mbrojtjen pjesëmarrësve në proceduarën penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), është larguar Millosh Peroviqi, i cili këtë funksion e ka kryer që nga viti 2008. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH)  konsideron se heqja e tij, edhe pse e vonuar, është e rëndësishme për reformën e sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve në lëndët e krimeve të luftës, por se atë duhet ta përcjellin reforma serioze të Njësisë dhe të sistemit të Mbrojtjes.

Njësia është themeluar me anë të Ligjit mbi programin e mbrojtjes së pjesëmarrësve në procedurën penale në vitin 2005. Kur është fjala për lëndët e krimeve të luftës, puna e saj është karakterizuar me shkelje të rënda të ligjit dhe me rrezikimin e personave, të cilët kanë qenë nën mbrojtje, gjë që ka rezultuar me heqjen dorë nga të dëshmuarit nga ana e dëshmitarëve–insajder të gatshëm për të folur mbi krimet e luftës. Kritikat, para së gjithash, kanë të bëjnë me joprofesionalitetin e pjesëmarrësve të saj si dhe me kornizën joadekuate ligjore, që e rregullon pozitën e personave të mbrojtur dhe me mbikëqyrjen ndaj punës së Njësisë.

Problemet më të mëdha të Njësisë kanë të bëjnë me veprimin e saj ndaj ish pjesëtarëve të forcave të armatosura, përkatësisht ndaj dëshmitarëve-insajder. Shumë pjesëtarë të forcave të  armatosura, të cilët kanë qenë në Programin e mbrojtjes, kanë folur mbi kërcënime, fyerje dhe maltretim psikik të tyre dhe të familjeve tyre nga ana e pjesëtarëve të Njësisë. Një dëshmitar ka folur mbi kërcënimet dhe trysninë, të cilat ia ka drejtuar një zyrtar i lartë, detyrë e të cilit ka qenë mbrojtja. Deri tash, dy dëshmitarë të mbrojtur e kanë braktisur programin.

Disa dëshmitarë individual gjatë kohëzgjatjes së programit janë ankuar ndaj trajtimit, të cilin e zbatojnë pjesëtarët e Njësisë, megjithëse organet shtetërore, duke e përfshirë këtu edhe ish kryetarin e Republikës së Serbisë, Boris Tadiqin dhe ministren e Drejtësisë, Snezhana Maloviqin, janë bërë të shurdhëra ndaj këtyre ankesave.

Me ligj nuk është krijuar kurrfarë mekanizmi  i verifikimit të ankesave individuale të personave, të cilët gjenden në Program. Kur është fjala për mbikëqyrjen mbi Komisionin për implementimin e Programit të mbrojtjes, që vendos mbi përfshirjen, vazhdimin, pezullimin ose përfundimin e Programit, lidhur me këto, sipas ligjit, mandatin e ka Kuvendi Popullor. Megjithëkëtë, Komiteti  kompetent i Kuvendit deri më sot e ka shqyrtuar dhe formalisht e ka miratuar vetëm një Raport të Komisionit. Punën e Njësisë e mbikëqyrë drejtori i policisë.

Brengosje të veçantë shkakton fakti se me rastin e themelimit  të marrëdhënies së punës në Njësi nuk bëhet verifikimi i të së kaluarës së luftës të kandidatit (vetting), dhe, së këndejmi, në mesin e pjesëtarëve të Njësisë gjenden edhe persona, të cilët si pjesëtarë të forcave të armatosura të Serbisë kanë marrë pjesë në konfliktet e viteve nëntëdhjetë, madje edhe në njësitë, të cilat kanë kryer krime.

Kritika ndaj punësisë Njësisë kanë bërë Komisioni evropian, Parlmenti Evropian, Këshilli i Evropës, Misioni i OSBE-së në Serbi, Amnesty International, si dhe Prokuroria për Krimet të Luftës.

FDH iu bënë ftesë institucioneve shtetërore që të shmangin të metat  e ligjit ekzistues, kurse, para së gjithash, të vendosin kritere më të rrepta  të verifikimit përkatësisht të përzgjedhjes së pjesëtarëve të Njësisë si dhe mekanizma efikas të kontrollit të pavarur dhe të mbikëqyrjes së zbatimit të Programit të mbrojtjes. Avancimi i sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve përbënë një nga propozicionet themelore për dërgimin para drejtësisë të kriminelëve të luftës. 

Tagovi:

Podržali:

Pogledajte još...

Ne përdorim cookies për të ofruar një përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të mundësuar funksionimin e kësaj prezantimi në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.